“Për’puthen” ka pësuar disa ndryshime së fundmi, me një çift të deklaruar, shumë hyrje të reja dhe rikthimin e Anës e Mevlanit nga sezoni i kaluar.

Advertisements

Megjithatë, vazhdon të jetë shumë i ndjekur, madje edhe nga vëzhgimi i News 31, rezultoi se ishte më i klikuari “Prime Time” edhe në netët festive.

Por, në një “mini-intervistë” që ka zhvilluar autorja Olsa Muhameti me ndjekësit në Instagram, ka patur edhe nga ata që dyshojnë tek suksesi. Një prej tyre shkruan:

“Si ndihesh që ‘Për’puthen’ nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?”

Mirëpo, Olsa nuk ia ka kursyer përgjigjen, krejtësisht të merituar.

Advertisements

“Zakonisht reflektoj tek kritikat. Kjo e jotja s’është e tillë, kështu që ndjehem top”, shkruan autorja.

Po ashtu ajo ka zbuluar se ka shumë dëshirë të rikthejë “Për’puthen +40”, sapo të krijohet mundësia. Gjithashtu ka sqaruar të gjithë ata që mendojnë se ky është sezoni i fundit, se “Për’puthen” do të vazhdojë pasi nuk mund të mbyllet një program i tillë kaq i suksesshëm.

/News31