Aktori Donald Veshaj i cili është një ndër konkurrentët më të fortë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se është nervozuar pas deklaratës së Beatrix për Dj Dagz-in.

Advertisements

Ky i fundit ndodhet në nominim së bashku me Ilir Shaqirin dhe Einxhel Shkirën, dhe është komentuar shumë si banori me mundësinë më të madhe për t’u larguar.

Kjo gjë, duket se e ka mërzitur shumë Beatrix, e cila ka bërë jo pak herë një deklaratë se do të largohet nga shtëpia, nëse Dj-i do të eleminohet.

“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo.

Për këtë ka vendosur të reagojë dhe partneri i saj, Donald Veshaj, i cili u nervozua duke i thënë që kjo garë është vetëm një lojë.

Advertisements

Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva?

Donald Veshaj: The që do dal.

Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu.

Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz-i do iki pas tij.

Beatrix Ramosaj: Më fal o jeta.

Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu