Vrau 2 policë në Fushë Krujë dhe akuzohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet nga burgu në Ekuador Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, i njohur si një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, prej pak javësh ka lënë qelinë e burgut në Ekuador, pasi ka fituar lirinë me kush dhe çdo javë paraqitet te autoritetet vendase, bëjnë me dije burime për Fax News.

Advertisements

Ai rezulton në kërkim nga 3 shtete, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij. Rezhepi ndodhej në burgun e Latacunga në Ekuador, pasi u arrestua në vitin 2014 në Guayaquil, ndërsa ëpr t’i shpëtuar polciisë, ishte i regjistruar me 2 emra të tjerë veç emrit të tij: Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar).

Më 10 prill 2015, Rexhepi dënohet me 13 vite burg dhe fillimisht nisi vuajtjen e dënimit në Guayaquil, por që nga 2017 është transferuar në Latacunga. Ai është arratisur 3 herë nga burgu: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Advertisements

Në Shqipëri, Rexhepi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998, ndërkohë që akuzohet nga SPAK se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz, i cili dyshohet se është vrarë më pas nga pengmarrësit.

Artikulli paraprakE papritur/ Rama takohet në Vlorë me deputetin Demokrat (FOTO)
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e mërkurë, 12 janar 2022