Kur pritet të arrijë piku i Omicronit në Shqipëri? Ja si përgjigjet Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se piku i Omicron pritet të jetë në fund të Janarit. Ai u shpreh se në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e të infektuarve dhe shifrat e fundit nuk tregojnë pikun e variantit Omicron.

Advertisements

“Mendoj që nuk është në këto ditë. Do të ketë rritje të tjera siç e kemi parë në çdo vend europian kur fillon do një muaj një muaj e gjysmë. Piku do të arrihet brenda Janarit dhe do të fillojë më pas rënia, por duhet të jemi të kujdesshëm këto dy muaj sepse do kemi shifra të rritura. Shkurti do të ketë fillimin e rënies së numrit të të infektuarve”, tha Brataj në Klan tv.

Brataj flet me shqetësim për rritjen e infektimeve, duke thënë se shumica e qytetarëve neglizhojnë shenjat dhe nuk kërkojnë ndihmë.

Advertisements

“Sigurisht që numri i të infektuarve është rritur përsa i përket momentit, kjo është e pritshme për shkak të Omicron që po qarkullon. Numrat e të infektuarve janë edhe më të larta seç janë shifrat, pasi shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose tampon. Numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët dhe i kontrollueshëm”, u shpreh Brataj.

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm që u ndje në Pukë, plasariten muret e spitalit, dëme në disa pallate(Foto)
Artikulli tjetërElgit Doda hyn në shtëpinë e Big Brother Vip me një surprizë të madhe për Monikën: E kemi gati, por nuk ka lekët