Dashi

Advertisements

Sot duhet t’i dedikoheni vetes tuaj dhe partneri/es, sepse kohët e fundit e keni lënë shumë pas dore. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen gjatë gjithë kohës te dashuria, por do mund të realizojnë një takim mbresëlënës. Financat do vinë duke u përmirësuar gradualisht.

Demi

Duhet të bëni më shumë kujdes ndaj privatësisë tuaj, mos lejoni askënd që të fusë hundët në punët e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët më mirë të mos nxitohen, është e shkruar se kur diçka ndodh, vetëm të tregohen të vëmendshëm. Në planin financiar do jeni me fat.

Binjakët

Advertisements

Partneri do të mundohet të “trokasë” sërish në zemrën tuaj sot pas disa keqkuptimeve që keni kaluar. Por ju duhet të vendosni me mendje dhe jo me zemër. Beqarët do realizojnë një takim, pas të cilit do marrin vendimin për të filluar një lidhje serioze. Financat nuk do jenë dhe aq të mira, kujdes.

Gaforrja

Kjo e sotmja nuk do të jetë një ditë e mirë për ju të Gaforres. Do të keni probleme keqkuptimi me partnerin/en. Mos jini impulsiv. Beqarët do kërkojnë persona si nëpër ëndrra dhe nuk do mund t’i gjejnë dot ata. Marsi do ndikojë negativisht te financat, prandaj duhet të ndërmerrni masa.

Luani

Një ditë pushimi shumë e bukur për të dashuruarit e kësaj shenje. Përreth jush do të ketë ajër dashurie dhe festash, ndaj dilni dhe gëzojuni pa masë ditës së sotme. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin, pasi më pas do lëndohen. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më vigjilent.

Virgjëresha

Ndonjë lajm i mirë mund t’ju kthejë buzëqeshjen në dashuri. Ndaj sot mendoni që të stabilizoheni. Beqarët do kenë shumë pretendime dhe nuk do pranojnë të dalin me çdo person që do i ftojë. Financat nuk do pësojnë tronditje, megjithatë tregohuni të kujdesshëm.

Peshorja

Partneri/ja ka nevojë për ju. Jepini këshilla, por pa e “pushtuar” shumë privatësinë e saj/tij. Qëndrojni pranë në këto momente. Beqarët do përqendrohen më shumë te miqësia dhe do e lënë pas dore jetën sentimentale. Financat do jenë të mira, megjithatë shpenzimet mos i bëni me sy mbyllur.

Akrepi

Do të ndiheni nervozë dhe të shqetësuar për marrëdhënien tuaj në çift. Një lloj ankthi mund të “pushtojë” shpirtin tuaj. Por mos u frikësoni, sepse kjo gjendje do të kalojë shpejt. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë në mënyrë të papritur. Me financat tregohuni të matur.

Shigjetari

Partneri/ja do ju zhgënjejë sot dhe kjo do mërzisë pa masë. Por mësohuni me idenë se të njerëzit e dashur lëndojnë dhe bëhuni më të fortë për të ecur përpara. Beqarët do kenë mundësi të mira për njohje të cilat do shndërrohen në histori të forta dashurie. Buxhetin do dini si ta menaxhoni.

Bricjapi

Mund t’ju hapen probleme me partnerin/en, për shkak të keqpozicionimit të Uranit. Mos u nxitoni dhe merrini gjërat me qetësi. Shmangni thashethemet. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasi ndihen mirë edhe ashtu si janë. Financat nuk do jenë as të shkëlqyera dhe as problematike.

Ujori

Do të ndieni nevojën që të braktisni realitetin, por kini kujdes që të mos zhgënjeni pritjet e partnerit/es. Marsi do t’ju bëjë nervozë. Beqarët do pëlqejnë shumë një person dhe do bëjnë gjithçka për ta tërhequr pas vetes. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Peshqit

Një moment krizash po minon lidhjen tuaj në çift. Mundohuni t’i hapeni tjetrit me sinqeritet. Beqarët do kenë plot mundësi për takime emocionuese, shfrytëzoni rastet. Me financat tregohuni sa më diplomatë, sepse më vonë mund të përballeni me ditë të vështira.