Gripi, virozat dhe Omicron/ Ja kur duhet të bëni test të shpejtë, dhe kur duhet të bëni testin PCR

Doctor’s hands in protection gloves putting COVID-19 test swab into kid’s mouth in hospital.

Jemi në momentin më kulmor të virozave, përhapjes së Covid dhe gripit stinor. Shumë qytetarë pyesin nëse duhet të bëjnë testin e shpejtë apo testin PCR, për të vërtetuar nëse janë infektuar apo jo me Covid 19.

Advertisements

Ekspertët thonë se një test PCR shpesh konsiderohet si standardi më i mirë për zbulimin e infeksionit të koronavirusit; është testi që disa punëdhënës duan që punonjësit të bëjnë përpara se të kthehen në punë pasi kanë kaluar Covidin dhe ai që disa njerëz bëjnë kur duan të udhëtojnë. Por ekspertët thonë se testi PCR nuk është më i miri për çdo situatë.

Testi PCR është në gjendje të diagnostikojë Covidin dhe mund të zbulojë virusin edhe në sasi të vogla. Pra, kjo do të thotë se rezultatet e PCR mund të jenë pozitive edhe pasi të mos jeni më infektues.

Advertisements

Sipas një testi PCR, mund të se jeni pozitiv pas tre ose katër javësh pasi jeni shëruar, sepse ai “merr infeksionin e kaluar dhe fragmentet e vogla të virusit” tha analistja mjekësore e CNN, Dr. Leana Ëen, një mjeke e urgjencës dhe profesoreshë. Pas 7 deri në 10 ditësh, “testi PCR nuk është një test i duhur.”

Koha e duhur për të bërë një test PCR është kur keni pasur një ekspozim ndaj dikujt me Covid ose dyshoni se dikush ka Covid, ose jeni duke përjetuar simptoma dhe dëshironi të zbuloni nëse keni infeksion. Kjo është e rëndësishme sepse deri në dy ditë para simptomave ose një ose dy ditë pas (fillimit) të simptomave, është rreziku më i lartë për të infektuar të tjerët.

Një test i shpejtë antigjeni është testi që duhet të bëni pasi keni kaluar Covid-19 për disa ditë dhe dëshironi të konfirmoni se ndoshta nuk jeni më infektues për njerëzit e tjerë. Infektues do të thotë se trupi juaj ka mjaftueshëm virus për të infektuar dikë tjetër dhe kjo ndodh vetëm gjatë një periudhe. Aftësia për të infektuar të tjerët ndjek një kurbë pasi dikush është ekspozuar.

Udhëzimi aktual i CDC-së për izolimin e njerëzve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus është që të bëjnë testin e shpejtë kur janë drejt fundit të periudhës së izolimit pesë-ditor.

Ata që rezultojnë sërish pozitiv edhe pas testit të shpejtë, duhet të vazhdojnë izolimin deri në 10 ditë pas fillimit të simptomave. Njerëzit që rezultojnë negativë mund të stopojnë vetë-karantinimin, por duhet të mbajnë maskë rreth të tjerëve deri në ditën e 10-të.

Artikulli paraprak‘Donaldi po të përdor’, Trixa i kthehet Einxhelit, plas keq sherri në BBV: Ti po qan sikur të vdiq burri
Artikulli tjetër“Omicron”, flet Rakacolli: Kush është vaksinuar nuk përfundon në spital