Evi Kokalari bën paralajmërimin e bujshëm, nëse derdhet gjak në rrugët e Tiranës ja çfarë do të ndodhë

Tiranë- 8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtare që do të mbahet përpara partisë Demokratike.

Advertisements

Më 8 janar grupimi i Sali Berishës ka thirrur një protestë kombëtarë që do të mbahet përpara Selisë Blu. Protesta e paralajmëruar për më 8 janar në mesditë mban sloganin “Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve.”

Për këtë protestë, aktivistja Evi Kokalari ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Advertisements

Kokalari paralajmëron “një mik” se nëse të shtunën do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, ajo nuk do të ndalet derisa t’i vërë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Nëse më 8 janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, shenjat e gishtave të tu do të jenë kudo dhe të premtoj se nuk do të ndalem derisa të mbahesh plotësisht përgjegjës për kaosin që ke shkaktuar në Shqipëri.”

Artikulli paraprakE la për Beatrix, Bora Zemani thumbon publikisht Donaldin, ja detaji që na shpëtoi të gjithëve
Artikulli tjetërDj Dagz imiton Ilirin gjatë darkës se nxehtë me Einxhel, komenti i bashkëshortes së balerinit merr gjithë vëmendjen