Dj Dagz imiton Ilirin gjatë darkës se nxehtë me Einxhel, komenti i bashkëshortes së balerinit merr gjithë vëmendjen

Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti i radhës që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E mbrëmë ata kanë shijuar të gjithë të mirat që ka suita luksoze e vendosur në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

E teksa po darkonin, Arbëri në një moment ka vendosur që të imitojë Ilirin, me të cilin nuk është se ka një raport të mirë dhe ka patur debate.

E teksa video në fjalë ka marrë komente të shumta, në sy bie shkrimi që ka lënë bashkëshortja e balerinit të njohur, Emanuela Morini.

Advertisements

Kjo e fundit pyet nëse Arbëri mendon gjithmonë për Ilirin dhe shton se është me një grua për darkë dhe mos të mendojë për Shaqirin.

“Arbëri mendon gjithmonë Ilirin? Je në një darkë me një grua… mos mendo për Ilirin”, shkruan bashkëshortja e Ilir Shaqirit.

Artikulli paraprakEvi Kokalari bën paralajmërimin e bujshëm, nëse derdhet gjak në rrugët e Tiranës ja çfarë do të ndodhë
Artikulli tjetërNdjekësja e quan budallaçkë të mbushur me botox, Bora Zemani e ka gati përgjigjen