Deklarata e papritur e Meridianit të “Big Brother VIP”: Ajo që i thashë Donaldit për Borën, bëri që të…

Meridiani u eleminua mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”. Mirëpo, kur mbrërriti në studio ai bëri një deklaratë të papritur. Shkak i kësaj deklarate ishte një debat me Balinën pasi kjo e fundit i tha se ai u penalizua sepse dha informacione nga jashtë. Mes të tjerash ajo i tha se Meridiani i tha Donaldit se “është Donaldi i Borës” dhe kjo e penalizoi.

Advertisements

Mirëpo, Donaldi tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.” Në debat u përfshi edhe Semi e cila i tha Meridianit se ka destabilizuar lojën e Donaldit me deklaratat e tij.

“Një herë i the “Je Donaldi i Borës”. Pastaj para tre ditësh i tregoje se sa të komentuar ishin dhe se sa mirë ishin pritur Donaldi dhe Bora në publik”- i tha Semi.

Advertisements

Këtyre “akuzave”, Meridiani iu përgjigj duke thënë:

“Donaldi nuk është i vogël që të ndikohet nga ajo që i them unë. Ti ishe çekiç mbi kokë që nuk e lije të bënte çfarë të donte. Fakti që Donaldi është me Beatrix sot tregon shumë.”

Artikulli paraprakSurprizë për Monikën/Piloti i saj vjen brenda shtëpisë së “BBV”
Artikulli tjetërTha para disa kohe se “Përputhen” është drejt mbylljes / Olsa Muhameti merr vendimin e papritur