Covid në Kosovë/ MSH publikon shifrat:Mbi 150 të infektuar, ja sa humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Janë rritur sërish numri i personave të infektuar nga COVID-19 në Kosovë.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 152 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Advertisements

Sot janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 102.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë d
hënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vd ekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.
Në total numri i rasteve aktive është 872.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakNdjekësja e quan budallaçkë të mbushur me botox, Bora Zemani e ka gati përgjigjen
Artikulli tjetërShqiptari rrëfen situatën në Kazakistan: Të mbyllur dhe pa internet!