Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Advertisements

Për “Ftesë në 5”, Bora tha se ishte shumë e lumtur për praninë e të gjithëve, përfshirë miq e bashkëpunëtorë. Ndërsa për fjalët më të bukura, shprehet se ia dedikon djali i saj, Arbori, i cili i thotë çdo ditë: “mami, ti je shtëpia ime”.

Bora Zemani: Jam shumë e lumtur se për të gjithë këto vite kam pasur të bëj me shumë njerëz, me kolegë, me miq, me shokë e bashkëpunëtorë të cilët i kam mbledhur sot këtu dhe kam përshtypjen që këto janë rastet kur e kupton se ke njerëz të mirë afër teje dhe patjetër që kjo të bën të ndihesh shumë e lumtur.

Fjalët më të bukura, Arbori mi thotë çdo ditë se janë fjalët që më japin forcë. E nis ditën me një fjalë të bukur nga Arbori por së fundmi më ka gjetur një gjë që më thotë “mami, ti je shtëpia ime”. Kjo është fraza e këtyre kohëve që mua më lumturon, më mbush shumë.

Për atë që na pret mbetet për tu parë.

Advertisements