Armando Broja si Ferrari, sulmuesi kuqezi e nis vitin 2022 me SUPERGOL në Premier League dhe feston me shqiponjë (Video)

Armando Broja e nis vitin 2022 me gol. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar sfidën e sotme ndaj Brentford, e para për këtë vit dhe e ka nisur me këmbë të mbarë.

Advertisements

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e pestë për këtë sezon të parë të tijin në Premier League me fanellën e Southampton, i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit. Broja dërgoi topin në rrjetë në minutën e 49-të, duke shënuar golin e tretë për Southampton, që udhëheq 3-1 ndaj Brentford.

Pas një pasimi të marrë nga Romeu, Broja me një sprint të fuqishëm la pas mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë dhe më pas festa me shqiponjë.

Advertisements

Broja është kthyer tashmë në një titullar të padiskutueshëm te Southampton dhe gjithmonë ka me vete mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozave vendas.

Pak ditë më parë Southampton ndërroi pronar, në krye të klubit ka ardhur një biznesmen serb dhe direkt kërkesa e parë e tifozëve ishte blerja e Brojës.

Por, kjo është e vështirë të ndodhë, pasi Chelsea vështirë të heq dorë nga një sulmues me shumë potencial dhe të ardhme si Broja dhe e sheh atë si pjesë e të ardhmes së ekipit.

Videon mund ta shikoni KETU

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident tragjik në vend, humb jetën një person
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 12 janar 2022