Arbana i jep ultiumatum banorit: Mund të largohesh që sonte…

Pas kërkesës së Arbrit ndaj Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, pamje që u transmetuan në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, nisi një debat me Tan Bramën. Ky i fundit pretendon se Arbri nuk ia ka thënë bisedën siç duhet dhe ndaj ishte reagimi i tij i ashpër.

Advertisements

Debati mes tyre ka vijuar dhe mbrëmjen e sotme, Arbri është shprehur se ka marrë kërcënime e fjalë fyese nga ana e Tan Bramës.

Advertisements

Arbri: Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar. Atë nuk do ta bëj. Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori. Unë kam ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite.

Pas kësaj ka reaguar moderatorja Arbana Osmani duke ia bërë të qartë Tan Bramës duke i thënë:

“Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte”.

Artikulli paraprakDonaldi debaton me Ilirin: E ke të nevojshme Monikën se të bën s…
Artikulli tjetër“Pse ke frikë të më prekësh…”/ Çfarë po ndodh në marrëdhënien Donald-Beatrix?