E rëndë! 16-vjeçari tenton të vetvaret, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prenjas ku një 16-vjeçar ka tentuar të vrasë veten.

Advertisements

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 16-vjeçari ka tentuar të vervaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik në Elbasan fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Advertisements

Njoftimi i plotë i Policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Artikulli paraprak“Bora mos të vrapojë pas burrave të tjerë”, mamaja e Beatrixit zgjon dyshime me deklaratën
Artikulli tjetërHumbi 7 të afërmit në tërmetin e 26 nëntorit, Evi Reçi “shpërthen” në lot: E kujtoj si një ëndërr të keqe…