Një virus ka filluar të përhapet me shpejtësi në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe si sëmundja e gojës, duarve dhe këmbëve. Por, çfarë duhet të dini për këtë virus dhe cilat janë simptomat?

Advertisements

Infeksioni i gojës, duarve e këmbëve shkakton simptoma të lehta te fëmijët të cilat largohen edhe pa trajtim mjekësor. Megjithëse, këto infeksione vlerësohet se në raste të caktuara mund të çojnë edhe në infeksione më serioze.

Në shumë raste simptomat e këtij infeksioni janë si ato të gripit sezonal, megjithëse ky infeksion shkakton edhe flluksa të kuqe në duar, këmbë e rreth gojës.

Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë dhe zakonisht gjendet në gojë, stomak, zorrë të hollë e të trash.

Rreth gjysma e fëmijëve që infektohen nuk kanë simptoma. Ndërsa pjesa tjetër, kanë dhimbje të fytit, të përziera, temperaturë, kokëdhimbje, flluska në duar, gojë e këmbë.

Advertisements

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person pëson teshtinë, kollitet apo frynë hundët.

Fëmijët e vegjël mund ta marrin këtë virus edhe gjatë prekjes së lodrave të ndryshme.

Andaj rekomandohet që fëmijët të mbajnë distancë nga fëmijët tjerë, të lajnë duart shpesh e të mos prekin sytë, hundën e gojën.

Se ky virus është përhapur te fëmijët në vend e ka konfirmuar edhe pediatric Ramush Beiqi.

Ai për Express ka thënë se një numër i madh i fëmijëve me ndryshime në duar, gojë, fytyrë e pjesë të tjera të trupit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ai ka treguar se numri më i madh i fëmijëve kanë qenë parashkollorë.

“Në kohët e fundit, në dy javët e fundit është lajmëruar një numër i madh i fëmijëve me këto ndryshime në duar, në shuplaka, përreth gojës, në fytyrë, në pjesën gjenitale dhe në gishtat e këmbëve. Më shumë kemi pasur fëmijë parashkollor deri në moshën 9-10 vjeç. Ai nuk përngjan shumë më infeksionin viral, është më shumë infeksion bakteror për shkak se shumica e ndryshimeve kanë edhe qelb që tregon që është infeksion bakteror i kontaminuar”, ka deklaruar ai.

Beiqi ka thënë se ky virus është shumë lehtë i transmetueshëm.

Sipas tij, fëmijët që infektohen me të duhet të izolohen për tre-katër ditë në mënyrë që mos të rrezikojnë edhe fëmijët tjerë.

“Mendoj që nuk duhet të bëhet panik, duhet që fëmijët prej qëndrimit kolektiv të izolohen, të mos vizitojnë qerdhet e shkollat tre-katër ditë derisa të shërohen. Trajtimi është shumë i lehtë për tre-katër ditë ato hiqen. Mendoj se nuk duhet të bëhet panik sepse është infeksion që shtrihet shpejtë ndërmjet fëmijëve, por me një trajtim tre-katër ditorë fëmija është i shëndoshë. Fëmijët që janë të prekur duhet të izolohen prej shkollës e prej qerdhes, e të trajtohen në mënyrë që fëmijët që janë të shëndoshë mos i ekspozohen infeksionit”, ka shtuar ai.

Beiqi ka thënë se ky infeksion është bakteror dhe jo sezonal.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP