Sùlmi me àrmë drejt autobusit me nxënës në Kosovë, drejtori i policisë: Po hetojmë në 2-3 pista

Tre persona kanë mbetur të vr arë dhe një i plagosur në su lmin ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Gllogjan, ku në atë moment në autobus, sipas autoriteteve, ndodheshin tetë persona.

Advertisements

Për krimin makabër që tr onditi gjithë vendin ka folur për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmetaj. Ai ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të kr imit.

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmeti.

Advertisements

Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar ak sione në kër kim të të dys huarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.

Ai tha se janë duke punuar në dy ose tri drejtime, ku sipas tij, i kanë dyshimet, por që është herët të flitet se a kanë ose jo person/a të dyshimtë.

“Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, ka thënë ai.

Më tej, sa i përket asaj se Gllogjani duhet të hyj në ‘shtet-rrethim’, Mehmeti tha se aktualisht në vendin e ngjarjes e kanë edhe njësinë e qenëve, por që sipas tij, në mot me shi ata nuk mund të nuhasin ose të çojnë drejt ndonjë piste.

“Akutalisht kemi njësi të mjaftueshme, por në situata të tilla si kjo me shi, qentë nuk arrijnë ta nuhasin erën e ar mës apo diçka tjetër”, ka thënë ai.

Për rastin ka folur edhe një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me ar më zj arri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë.

Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë se policia, tani për tani, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është a kt te rrorist.

Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “s ulmin e ka kryer një person i vetëm”.

Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar se një person i plagosur në incident ndodhet në këtë spital dhe se gjendja e tij është stabile.

Në vend të ngjarjes, përveç policisë, ka dalë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Ai ka thënë se në mesin e tre të vra rëve janë dy nxënës shkolle dhe shoferi i autobusit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.

Autobusi ka qenë duke qarkulluar në Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka ndërprerë vizitën në Shqipëri për shkak të ngjarjes dhe se ka kërkuar nga Policia e Kosovës “angazhim dhe mobilizim maksimal”, në mënyrë që autori i këtij “akti maka bër” të arrestohet sa më parë.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga njëri divorc te tjetri/ Jeta e vështirë dhe fjalët e fundit të gruas që u hodh me fëmijën nga pallati
Artikulli tjetërEinxhel apo Semi? Kjo banore u eleminua dje nga ‘Big Brother VIP’