Ndërsa jemi në kulmin e një vale të re të pandemisë, studiuesit mundohen të gjënë gjithnjë mënyra të reja për të parandaluar virusin e COVID-19 dhe format e tij më të rëndë. Këtë herë kanë ardhur me një “shpikje” të re, një çamçakëz!

Advertisements

Çamçakëzi eksperimental përmban një proteinë që “vë në kurth” grimcat e koronavirusit dhe mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit, veçanërisht kur një person flet ose kollitet.

Çamçakëzi përmban kopje të proteinës ACE2 që gjendet në sipërfaqet e qelizave, të cilat virusi i përdor si një “portë” për të depërtuar në qeliza dhe për t’i infektuar ato.

Studiuesit të Universitetit të Pensilvanisë, shpjeguan se nga eksperimentet e bëra, rezultoi se mostra e pështymës dhe tamponi i personave të infektuat, grimcat e virusit u lidhën me “receptorët” ACE2 në çamçakëz.

Studiuesit thanë se përdorimi i çamçakëzit për të reduktuar ngarkesat virale në pështymë mund të shtojë përfitimin e vaksinave dhe do të ishte veçanërisht i dobishëm në vendet ku vaksinat nuk janë ende të disponueshme ose të përballueshme.

Advertisements

Megjithëse çamçakëzi nuk është i disponueshëm për përdorim, ai mund të jetë një hap premtues për të ardhmen.

Bota po përjeton sërish një valë të re të COVID-19 dhe kjo për shkak të shfaqjes së variantit delta, i cili ka rezultuar më i rrezikshmi dhe agresivi. Ndërsa rastet e infektimeve dhe viktimave nëpër botë po rriten vazhdimisht, qeveritë e vendeve po marrin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP