Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagime të forta nga anët e politikës.
Advertisements
Ka qenë ish-ministri Ylli Manjani i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u është drejtuar politikanëve.
“Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë! Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e ti paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë! Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier”, shkruan ai.
Advertisements
Postimi i Plotë:
Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!
Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e t’i paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë! Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier!
Nuk ka asnjë kuptim t’i zini me policë kur ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë! Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë! Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit!
U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët!
Bah, çfarë çmendurie! Çfarë trishtimi!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!