Në takimin e djeshëm që Ministria e Brendshme zhvilloi me donatorët është shoqëruar me prapaskena jo të këndshme. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas mesazheve që ka dhënë për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar deri në arrestimin e politikanëve, duket se nuk ka qenë dakord me një veprim që ndodhi në konferencë pak pasi ajo mbaroi fjalën e saj. ‘Problemi’ ka qenë fjala e Ilir Beqajt, ku duket se nuk ka qenë i përfshirë në axhendën e takimit të djeshëm. Por kjo duket se nuk ‘është toleruar’ nga ambasadorja Kim, e cila në shenjë demonstrative ka mbyllur dosjen e saj dhe është larguar sapo Beqaj ka marrë fjalën.

Advertisements

Fjala e Beqajt nuk ka qenë e parashikuar në axhendë dhe kjo ka bërë që Kim të largohet dhe teksa është ngritur nga karrigia për të lënë sallën ajo komunikon me ministrin Çuçi në mënyrë jodakordësuese.

Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të menaxhojë rreth 1 miliard euro në vit. Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj u miratua nga qeveria në fund të tetorit. Beqaj do të jetë në krye të kësaj agjencie që do të merret me menaxhimin e donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements