Polici shqiptar gjen 10 plumba para derës së shtëpisë, ja çfarë dyshohet

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar në polici se ka gjetur 10 fishekë para derës së oborrit të tij.

Advertisements

I njëjti dyshon se kjo kanosje lidhet me punën e tij në polici. Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Advertisements

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull nga Kosova, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJu njohim me Këmbimin Valutor, 21 nëntor 2021
Artikulli tjetër“Fute plakën brenda se u bën magji fëmijëve”/ Plas sherri mes grave në Tiranë