“Omicron” alarmon BE, bota i rikthehet pànikut nga koronavirusi, një variant i ri mund të gjunjëzojë sistemet shëndetësore

Ndërkohë që Europa prej javësh tashmë është në një situatë tejet të rënduar pandemike, një variant i ri i koronavirusit duket se po fut në panik jo vetëm kontinentin e vjetër, por tërë botën. Një mutacion i ri i virusit, i njohur si B.1.1.529 dhe me emrin e ri të vendosur dje nga OBSH, Omicron është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe ajo që e bën më të frikshëm është fakti që shtë varianti me mutacionet më të shumta të zbuluara deri tani.

Advertisements

Referuar shkencëtarëve, ky variant është rrënjësisht i ndryshëm nga forma fillestare që u shfaq në Wuhan, Kinë në fillim të pandemisë. 100 mostra të variantit të ri janë analizuar gjenetikisht dhe kur i shikoni, ka mutacione në kodin gjenetik, të cilat ekspertët mendojnë se bëjnë që virusi të përhapet më shpejt. Varianti i ri i koronavirusit ka më shumë se 50 mutacion, referuar BBC-së. Rreth 32 prej tyre janë në proteinën spike – ky është çelësi që virusi përdor për të zhbllokuar derën në qelizat e trupit tonë dhe objektivi i shumicës së vaksinave. Duke zmadhuar edhe më tej pjesën e virusit që bën kontaktin e parë me qelizat e trupit tonë – i quajtur domeni i lidhjes së receptorit – shkencëtarët zbuluan se ka 10 mutacione.

Shumë e lartë kjo nëse e krahasojmë me variantin Delta që pushtoi botën dhe kishte vetëm dy. Mutacionet gjithashtu mund të anashkalojnë edhe imunitetin e fituar nga personat të cilët janë të shëruar nga virusi ose janë injektuar me vaksinat përkatëse. Frika që përhap ky lajm lidhet me faktin që ende nuk dihen karakteristikat dhe efektet që ka në organizëm dhe së dyti është fakti që vaksinat me të cilat janë injektuar qytetarët deri tani, janë vaksina të krijuara për variantin fillestar. Kjo nënkupton që shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se sa efektiv mund të jenë këto vaksina për variantin e ri. Ajo që është shqetësuese, është fakti që disa mutacione rrisin aftësinë e koronaviruseve për t’u përhapur, duke rritur kështu infektueshmërinë e këtij virusi. Ka shenja të hershme që ky virus po përhapet në Afrikën e Jugut dhe mund të jetë tashmë në çdo provincë të vendit.

Advertisements

Këshilltarja kryesore mjekësore e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Susan Hopkins është shprehur e shqetësuese në lidhje me transmetueshmërinë e virusit. Ajo tha se vlera R në Gauteng, ku u gjet varianti i ri, tani është në 2 – që është “me të vërtetë mjaft e lartë”. Kujtojmë se vlera R është numri i njerëzve të cilëve një person i infektuar do t’u kalojë një virus mesatarisht. Pra, në Gauteng, çdo person i infektuar mesatarisht ua kalon dy personave të tjerë. “Ne nuk kemi parë nivele të tilla transmetimi që nga fillimi i pandemisë për shkak të të gjitha masave zbutëse dhe hapave që kemi ndërmarrë. Pra, kjo do të shkaktonte një problem të madh nëse do të kishit atë transmetim të lartë me këtë lloj virusi, në një popullatë ku mund të shmangë përgjigjet imune që janë tashmë atje”, tha ajo.

Lidhur me efektivitetin e vaksinave, një biolog nga Universiteti i Oksfordit ka deklaruar se është pak por e sigurt që vaksinat do të jenë më pak efektive ndaj variantit të ri. “Është një lajm i keq, por nuk është fundi i botës”, tha profesori James Naismith, i cili shtoi se edhe pse vaksinat mund të mos kenë të njëjtin efektivitet, tashmë është filluar një lloj eksperience dhe dihet më mirë sesi duhet të trajtohen të sëmurët e hospitalizuar.

Reagimi

OBSH ka nisur menjëherë një mbledhje urgjente mbi zbulimin e variantit të ri dhe për të shqyrtuar rëndësinë e variantit të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut.

OBSH tha se do të nxjerrë udhëzime të reja pas bisedimeve, por ka paralajmëruar se do të duhen javë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është varianti dhe nëse vaksinat mbeten efektive kundër tij. Ndërkohë, Komisioni Evropian ka rekomanduar që vendet e BE-së të vendosin një “frenim urgjent” në udhëtimet nga Afrika Jugore në përgjigje të variantit të ri të koronavirusit i cili u zbulua për herë të parë atje. Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen thotë se masa do të ndihmojë në “kufizimin e përhapjes” së variantit, duke rekomanduar që të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore në vendet e prekura.

“Udhëtarët që kthehen nga rajoni duhet të “respektojnë rregullat strikte të karantinës”, shton ajo. I menjëhershëm ka qenë vendimi i Francës për të pezulluar fluturimet me Afrikën e Jugut, ndërsa Shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr Anthony Fauci thotë se ndalimi i fluturimeve nga vendet që kanë zbuluar variantin e ri është një mundësi, por se duhet të dihet më shumë përpara se të vendosen masa të rrepta. “Ne duhet të marrim faktet,” i tha ai CNN, duke shtuar se nuk ka “asnjë indikacion” se ajo ka arritur ende në SHBA.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFifi i bën atë që nuk e priste në mes të spektaklit, Balina shpërthen në lot(VIDEO)
Artikulli tjetërE bënë të lidhur me Mevlanin, reagon ashpër Ester Bylyku: Po bëhet e lodhshme kjo situatë! Nuk jam…