Në kërkim të dashurisë: Ja 9 vajzat konkurrente në ‘Love Story 2’(Foto)

Këtë sezon në “Love Story” janë dy vajza dhe dy djem në fron. Djemtë quhet Kristi dhe Xhoni, ndërsa vajzat konkurrente për t’iu fituar zemrën janë:

Advertisements

1. Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë.

Advertisements

2. Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor.

3. Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën. Diçka që më identifikon mua si person është thjeshtësia dhe sinqeriteti.

4. Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë.

5. Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.

6.  Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik. Dua me mendjen e një 30-vjeçareje dhe me shpirtin e një 20-vjeçareje.

7. Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion.

8. Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina.

9. Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza që do të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti nis me kthjellime në mëngjes, por ja si pritet të vazhdojë gjatë ditës, parashikohen ulje temperaturash
Artikulli tjetërDy djem në fron: Njihuni me princat e ‘Love Story’