“Më vjen keq, po mua s’më pëlqen”/ Fifi dhe Semi thashetheme për Ilirin te Sabiani

BB VIP – Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brothet VIP”, Iliri dhe Fifi kanë pasur një debat. Shkak u bënë disa deklarata të balerinit të njohur të bëra pak kohë më parë në lidhje me këngëtaren.

Advertisements

Iliri kishte pyetur se “cilit grup i përket Fifi”, e lidhur me këtë këngëtarja ka reaguar e revoltuar. Ajo ka sqaruar se nuk është me asnjë grup.

Ndërkohë, pas mbarimit të emisionit Fifi është ulur me Sabianin dhe ka folur për situatën e krijuar. Më pas me ta është bashkuar edhe Semi, e cila ka dhënë mendimin e saj.

Advertisements

Pjesë nga biseda:

Fifi: Me kë grup është Fifi u bë pyetja mbas një jave

Sabiani: Po është e njëjta javë

Fifi: Jo mo bush, nuk ka qenë ajo atë ditë

Sabiani: Ishte ai muhabeti i Donaldit, ti e di shumë mirë…

Fifi: Edhe ty të tha shko pyete Fifin, me kë grup është Fifi

Sabiani: Po është e drejta e tij të thojë ca të dojë

Fifi: A nuk është e drejta ime të ndalem edhe ta shoh prej një këndvështrimi tjetër.

Ata kanë vazhduar bisedën, ndërsa iu është bashkuar edhe Semi. Sabiani ka thënë se Iliri nuk është djalë i keq, por Semi ka deklaruar se nuk e pëlqen aspak atë.

“Më vjen shumë keq, por mua s’më pëlqen Iliri”, ka thënë Semi.

Megjithatë vajzat kanë thënë se Iliri nuk është njeri i keq, por nuk u pëlqen mënyra se si luan dhe çfarë thotë në shtëpi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe emision të ri, ja shuma marramendëse që i është ofruar Luanës
Artikulli tjetër“Sa me vëmendje po të shihte”/Beatrix i tregon Sarës për Dj Pm