Lajmi fundit/ Plas sherri mes dy shoferëve në Kamëz, njëri arratiset nga policia

Një sherr banal mes dy shoferëve është regjistruar në Kamzë, ku drejtuesit e dy mjeteve janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa nuk dihet ende arsyeja e përplasjes.

Advertisements

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se njëri prej tyre është identifikuar si shtetasi me inicialet I.I., ndërsa tjetri është larguar nga vendngjarja.

Policia është vënë në ndjekje të këtij të fundit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Advertisements

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar. Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga kanceri dhe virusi”/ Zbulohet skandali i gjinekologut
Artikulli tjetërLajmi fundit/ ‘Nami’ me humbje jete në Shqipëri, ja sa raste të reja me Covid u regjistruan në 24 orë