Skandal në Berat, 3 të mitura shfrytëzohen s*ksualisht, më e vogla në klasë të tretë. Kush është gruaja që përfiton prej tyre?

Fax News zbulon ekskluzivisht një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Berat ku bëhet fjalë për një histori të dyshuar abuzimi dhe shfr ytëzimi s e ksual me të mitur.

Advertisements

Burime mjaft konfidenciale bëjnë me dije se ka nisur hetimi për 3 të mitura, përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8 me dyshimet se janë abuzuar se k sualisht.

Vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën, ndërsa prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Bëhet fjalë për një familje ku prindërit e fëmijëve janë me probleme të shëndetit mendor.

Advertisements

Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qera.

Një burim i tha Fax News se një zonjë e cila hiqet sikur iu shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.

Për këtë rast prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.

Zonja në fjalë, indetiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë vi ktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Qenke budallicë krejt”, debat i ashpër mes Arjolës dhe Antonelës: Pse po më afrohesh…
Artikulli tjetërShpërthimi me tritol në Fier, dëmtohen disa banesa, flasin fqinjët e pallatit: Asqeriu është alamet burri, ka qenë mesazh për… (Video)