“Je i pashpresë”/ Berisha sfidon Ramën: Para se të të japim duart, dua të të ftoj në një…

Sali Berisha i ka hapur sfidë kryeministrit Rama, duke i thënë nga Foltorja në qytetin e Pogradecit se e fton në një debat televiziv, përpara se ta largojë nga pushteti.

Advertisements

Sipas Berishës, Rama është i pashpresë dhe Foltorja i kall datën, teksa shtoi se me atë do bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor.

“Së fundmi, dua ta mbyll me një mesazh për Edi Ramën. Edvin je i pashpresë. Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor.

Advertisements

Të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit. Të gjithë ata të cilët konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Ndaj dhe para se të të japim duart dua të të ftoj në debat televiziv. Të t’i numëroj para këtyre burrave dhe grave , të gjitha krimet e mëkatët e këtyre viteve dhe mbathja për Beograd se aty të presin krahëhapur”, tha Berisha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kim kukumjaçka, Rama dhe ai zullufi ynë turp të kenë”/ Demokratja ka një ‘kërkesë’ për Berishën: Shkojmë t’i shqyejmë…
Artikulli tjetërLajmi fundit/ E rëndë në vend, elektriçisti bie nga lartësia e shtyllës së tensionit