I fundit! Bie zjarr në spitalin Covid në Tiranë

Një vatër zjarri është përhapur në mjediset e spitalit Covid 3 në Tiranë, i cili ndodhet në ish-repartin e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se në zonën ku ka rënë zjarri nuk ka pasur pacientë.

Zjarri ka rënë fillimisht në një prej zyrave të administratës dhe dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse. Zjarrfikëset dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur që të vënë nën kontroll flakët.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpërthimi me tritol në Fier, dëmtohen disa banesa, flasin fqinjët e pallatit: Asqeriu është alamet burri, ka qenë mesazh për… (Video)
Artikulli tjetërDoli nga shtëpia e Big Brother, ja kush e priti mes lotëve Semin