“I dridheshin leqet e këmbëve që nga momenti që ka dalë emri i …”, Flamur Noka zbulon telefonatën me Bashën dhe detaj që nuk dihej më parë

I ftuar në emisionin “Politico”, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar një detaj që nuk dihej deri më tani nga gara për kreun e PD-së. Deputeti Noka në fjalën e tij u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që Agron Shehaj do të garonte gjithashtu për kreun e partisë.

Advertisements

Sipas tij, Basha e kishte kontaktuar, e për të kishte një reagim të fortë frike ndaj tij.

“Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i t merruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tm erruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?,”-tha në fjalën e tij Flamur Noka.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIliri: Këto janë tre vajzat më tërheqëse të ‘Big Brother VIP’
Artikulli tjetërI dashuri e braktisi për familjen, habit Xhensila Pere: Meshkujt shqiptarë nuk kanë këllqe