“Humbja e orientimit”, versioni i ekspertëve bullgarë: Si ndodhi aksidenti me 46 humbje jete

Humbja e orientimit të shoferit për shkak të gjendjes së infrastrukturës, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe sinjalistikën, është ky versioni i fundit i ekspertëve bullgarë lidhur me shkakun e aksidentimit të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, pjesa më e madhe shqiptarë.

Advertisements

Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev, shkruan Dnevnik.

Kjo medie raporton se ata mbrëmë kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aks identit pasi rruga është ende e mbyllur.

Advertisements

Megjithatë, edhe para këtij aksi, gjendja e “shënjimeve dhe sinjalistikave është, për ta thënë butë, e keqe”, tha Georgiev. Sakaq ekspertët theksojnë se ky është një version i shkakut të aksidentit, por mund të ketë edhe arsye të tjera, të cilat mund të dalin gjatë hetimeve në vijim.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit. Në mesin e vi ktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.

Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Kosova kanë shpallur tre ditë zie pas kësaj tragjedie.abcnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherri me Fifin, Ana Lika tregon ç’ndodhi mes tyre para futjes së saj në Big Brother VIP
Artikulli tjetërPo dërgonte fëmijët në shkollë/ ‘Shoferi i ri’ futet me makinë në lokal