Fundjava me rrebeshe dhe stuhi, në zonat malore do të bjerë dëborë, ja si parashikohet moti sot

Fundjava parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Advertisements

Ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Intensitetin më të lartë reshjet pritet ta kenë në veriperëndim e qendër të vendit që në orët e para të 24-orëshit, reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do mbeten prezente në të gjithë vendin të herëpashershme me intensitet mesatar.

Në lartësinë mbi 1100 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1400 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Ditën e diel do të mbizotëroj mot i vranët e në intervale te shkurtra kohore do të kemi përçarje të tyre. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore lartësinë mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqëruar me një dallgëzim të forcës 4-5 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 27 Nëntor
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 27 nëntor 2021