“Të tregojmë sa vlen gjaku i shqiptarit!”/ Deklarata e fortë e Cikalleshit përpara sfidës me Anglinë

Trajneri Edy Reja dhe Sokol Cikalleshi kanë dalë në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Anglisë. Një kualifikuese mjaft e vështirë, që do të luhet nesër në “Wembley”. Sulmuesi kavajas nënvizoi në fjalën e tij:

Advertisements

“E dimë që nesër do të jetë një nga ndeshjet më të vështira që kemi luajtur së fundi. Anglia dhe kualitetet e saj dihen, nuk kemi çfarë të themi. Ne shpresojmë që nesër të bëjmë një nga ndeshjet më të mira. Nëse do të ktheja kohën mbrapa mund të kujtoj ndeshjet ndaj Portugalisë dhe Francës si referencë.

Jam rikthyer më i fortë pas Covid-19, këtë gjë e kam treguar edhe në dy ndeshjet e fundit me skuadrën time. Si sulmues shpresoj që të shënoj nesër. E di që përballë do të kemi mbrojtësit më të mirë në botë, por kjo është e bukura e futbollit. Do të doja që goli, nëse shënoj, të ketë vlerë, pasi kryesorja është skuadra.

Advertisements

Nesër stadiumi do të jetë plot dhe do të jetë një ndeshje e bukur për t’u luajtur. Është një ndeshje nga të vështirat, por tifozët nuk do të luajnë në fushë. Shpresoj që të jetë ogur i mirë për ne, pasi me kaq shumë tifozë mund të nxjerrim maksimumin tonë. Tifozët tanë nuk kanë munguar në asnjë stadium dhe besoj se do të jenë edhe nesër. Shpresoj që të ngelen të kënaqur në fund.

Ne e dimë se çfarë lloj lojtarësh ka Anglia dhe çfarë cilësisht ka ky kundërshtar. E dimë që Anglia erdhi dhe fitoi në Shqipëri, por ky është futbolli dhe sidomos në ditët e sotme nuk varet vetëm nga cilësia, por edhe nëse ke shpirtin për të dhënë gjithçka në fushë, nëse ke agresivitetin. Mendoj se cilësia nuk mund të fitojë çdo herë. Nesër duhet të jemi taktikisht të disiplinuar dhe të tregojmë gjakun shqiptar në fushë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë pritje të ëmbël? Fotot e fundit të Xhensilës bëjnë ‘lëmsh’ ndjekësit
Artikulli tjetër”Vëllai i Madh” surprizon Kledin, vjen zarfi i kuq…