E zbulon ministri: Autobusi që u dogj në Bullgari dhe shkaktoi dhjetëra humbje jete nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka thënë se kontrolli i fundit teknik i autobusit është kryer më 5 nëntor, ndërsa procedura hetimore do japi përgjigjet e të gjitha çështjeve të hapura.

Advertisements

Ndër të tjera, ai theksoi se organizimi dhe sjellja e viktimave do të mbulohet nga shteti, derisa ministri Osmani sqaroi rrjedhjen e procedurave për bartjen e trupave në vend.

“Pas marrjes së informacioneve nga Ministria për Punë të Brendshme, për automjetin e djegur, konstatuam se e njëjta nuk është paraqitur nga ana e pronarit në bazë të Ligjit për transportin e udhëtarëve dhe për këtë automjetin nuk e kemi në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.”-deklaroi ministri i transportit, Bllagoj Boçvarski.

Advertisements

Boçvarski sqaroi që inspektimi i automjeteve është kompetencë e Inspektoratit Shtetëror, për çka qeveria ka angazhuar Inspektoratin të bëjë kontroll në këtë kompani.

“Me propozim të Inspektoratit Shtetëror për Transport, Ministria mund të marrë licencën e punës së kompanisë.”-tha ndër të tjera Boçvarski, pasi deri më tani ka bartur udhëtarë pa certifikatën e licencës.

Autobusi është i kompanisë “Besa Trans-Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me Këmbimin Valutor, 24 nëntor 2021
Artikulli tjetërTha se është beqar, Donaldi sqaron situatën me Borën: Do mendoj për veten njëherë