E rrallë/ Pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji, muzikanti i njohur infektohet sërish me Covid-19

SHBA

Advertisements

Muzikanti i njohur, Bryan Adams ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë brenda një muaji.

Rokeri, i cili është edhe fotograf, tregoi në një postim në Instagram se kishte rezultuar pozitiv pas mbërritjes në aeroportin Malpensa në Milano.

Advertisements

“Kam rezultuar pozitiv për herë të dytë brenda 1 muaji”, shkroi Adams.

Gjithashtu, Adams u tërhoq nga një performancë në një ceremoni në Rock and Roll Hall of Fame, pasi u infektua me koronavirus. Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë se Adams ishte “i vaksinuar dhe nuk kishte fare simptoma”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRita Ora feston ditëlindjen, e ëma i bën urimin e veçantë (VIDEO)
Artikulli tjetërZajmina zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur që keni parë ndonjëherë (FOTO)