Dyndje fëmijësh në pediatri, mjeku: Kujdes, po qarkullon një virus shumë ngjitës

Stina e vjeshtës është dhe periudhë që ka shfaqur një numër të madh viroz sidomos tek fëmijët.

Advertisements

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për ABC se në pediatrinë e Korçës janë paraqitur një numër i lartë fëmijësh të prekur me një lloj të veçantë virusi që është shumë ngjitës.

Sipas shefit të pavionit të pediatrisë në spitalin e Korçës, Robert Rado, virusi njihet me emrin koksaki-virus dhe është shumë ngjitës me shenja specifike në gojë, lëkurën e duarve dhe këmbëve.

Advertisements

Ndërkohë në lidhje me përhapjen e Covid tek fëmijët ai është shprehur se nuk kanë pasur shumë raste te fëmijët.

“Kohët e fundit janë vënë re shfaqja e një virozë specifike që shfaq disa shenja në lëkurë, përreth gojës, në këmbë. Kjo është një virozë specifike që mesa shikojmë është dhe ngjitëse, dhe nëse prindërit kanë raste të tilla duhet që të kontaktojnë me mjekët dhe për një periudhë 1 javore nuk duhet që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopësht pasi kjo kalo nga një në një fëmijë. Nëse ka temperaturë dhe të vjella duhet të marrim masa të tjera. Rastet nga Covid kanë qenë të pakta deri në 50 raste”, është shprehur mjeku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE nxorri në nominim, Fifi përballet me Donaldin: Ti e tepron…
Artikulli tjetërAna tregon ç’ndodhi në sheshxhirim, ‘Ma hiq babin se po më streson’