Djali i vogël i Azem Hajdarit njofton se do t’i hyjë politikës: Po pres momentin e duhur! Ja objektivi im

Ashtu si edhe motra e tij e madhe, Rudina, Azem Hajdari, djali i të ndjerit, njërit prej themeluesve të PD, ka njoftuar se do t’i hyjë politikës ashtu si babai i tij. I biri i Azem Hajdarit, i cili mban edhe të njëjtin emër me të është shprehur për mediat se është objektivi i tij dhe po pret momentin e duhur për t’u angazhuar. ”Pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar”-shprehet ai.

Advertisements

“Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë. Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira”,-ka deklaruar Azemi ndër të tjera.

Përsa i përket PD, ai ka deklaruar se ka shkuar në përçarje kur fokusi duhet të jetë tek populli. “Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”-deklaroi ai.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarja në Kamzë që tronditi opinionin publik, 6-vjeçarja tre ditë në spital, i ati e dhùnoi deri në humbjen e ndjenjave. Kush është lavazhieri 27-vjeçar nga Malësia e Madhe që dyshohet për abuzim
Artikulli tjetër“Propagandën lëre për te shkallët e Kryeministrisë!”- Vokshi përplaset me Manastirliun/ Ministrja: Je mësuar vetë që del te kangjellat(E plotë)