“Dimrin e vërtetë do e përjetojmë në muajt…”, flet Lajda Porja: Ja kur do të rikthehen reshjet

Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën, javën e ardhshme por edhe për stinën e dimrit.

Advertisements

Për fundjavën, ajo u shpreh se do të shoqerohet me kthjellime. Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes pro do vijnë në rritje gjatë ditës.

“Ka pasur përmirësim të ndjeshëm që nga dita e djeshme. E gjithë fundjava parashikohet të jetë me kthjellime, me shumë pak vranësira në zonat malore. Në mëngjes ka pasur rënie të ndjeshme të temperaturave. Sot dhe nesër temperaturat maksimale do te kete rritje. Mëngjesi do të jetë i fothtë por pas orë 10 deri në orën 3 do të ketë rritje temperaturash”, tha Porja.

Advertisements

Sa i takon javës që vjen dhe festave të Nëntorit, Lajda Porja tha se moti do të ndryshojë duke filluar nga e hëna, e cila do të sjellë reshje. Reshjet do të intensifikohen në mesjavë e në vijim.

“Kjo situatë është vetëm gjatë fundjavës. Java që vjen do të sjellë vranësira. Shirat do të jene lokal të hënë dhe të martë, ndërs anë mesjavë do të kemi shtim të reshieve. Parashikohet që java tjetër do të ketë reshje. Javën tjetër do të kemi ndryshim total të motit krahasuar me fundjaven. Vranësira, reshje dhe temperetura të larta. Festat e nëntorit? Së pari do të thoja se është shpejt të bëjmë parashikim saktësisht për datat 28-29. K a gjasa që të ketë reshje. Sa i përket temperaturave mbeten ne vlerat jo më shumë se 21 gradë. Shirat do të jenë shumë të pranishme në javën e fundit të nëntorit. Uroj të ketë reshje të bollshme që të plotësohen kuotata”, tha ajo.

E pyetur për stinën e dimrit në përgjithësi, Porja deklaroi se viti 2021 do të mbyllet i ngrohtë krahasuar me temperaturat normale, duke shtuar se dimrin e vërtetë do të ndjejmë në janar ose shkurt.

“Parashikohet që ky vit të mbyllet si vit i nxehtë. Presim dhjetor me temperatura më të larta se temperaturat normale. Nuk do të mungojnë ditët me acar. Parashikohet që edhe dhjetori të jetë më i ngorhtë. 2021 do të mbylelt si vit i nxehtë. Dimrin do ta përjetojmë në jaanar ose ne shkurt”, deklaroi ajo.

Në Kosovë po ashtu do të ketë mot të kthjellët gjatë fundjavës, ndërsa java tjetër do të sjelle reshje.

“Kosova? Moti i kthjellët është prezent gjatë fundjavës. Ditë të ftohta por pa reshje. Ditën e hene shira shumë të pakta. Nga e marta e në vijim Kosova dhe Maqedonia e Veiru do të ketë reshje. Pritet që temperaturat do të jenë më të rritura. Javën tjetër më problematike paraqitet në Malin e Zi. Do te jetë i vetmi rajon me shira të dendura. Maqedonia eVeritu deh kosova reshje më të pakta krahasur me to”, u shpreh Porja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRroga minimale është 800 mijë lekë ! “Vijnë nga Egjipti dhe Turqia për të punuar këtu”, Rama ‘tallet’ me të rinjtë shqiptarë
Artikulli tjetërAksident tragjik në Shkodër, humb jetën një person(Detaje)