Detajet e reja/ PAK fut në filtër pasurinë, dalin përgjimet e biznesmenit Taçi

Prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal. Hetuesit pritet ti kërkojnë informacion bankave të nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të pa luajtshme.

Advertisements

Ndërkohë nga përgjimet e prokurorisë është regjistruar një bisedë në 5 tetor mes Rezart Taçit e Fraçesko Zummës, ku biznesmeni shqiptar i jepte siguri 90-vjeçarit për shumën prej 19 mln euro që u transferua nga Zvicra në një bankë greke në Shqipëri. Sipas prokurorisë, personi që është kujdesur për proceduat e transferimit të parave ishte ekonomisti i Zummos, Fabio Petruzella. Fillimisht Petruzella e Zumo udhëtuan drejt Shqipërisë dhe më pas qëndruan për një natë në Mal të Zi, atje ku hapën një llogari bankare për transferimin e parave.

Në të njëjtën ditë udhëtuan drejt Shqipërisë dhe iu drejtuan bankës greke ku hapën dy llogari bankare me qëllim që paratë të kalonin nga Zumma tek Petruzella. Ky iu fundit qëndroi disa ditë në një hotel luksoz në kryeqytet për të bërë të mundur transferimin e parave. Fillimisht punonjësit e bankës kanë refuzuar të bëjnë kalimin e shumës së eurove nga emri i Zumos tek Petruzella me pretendimin se paratë nuk kishin ardhur ende nga Zvicra. Për këtë Petruzzella kërkoi informacion në bankën e Zvicrës dhe konfirmoi se lekët ishin transferuar prej 2 ditësh.

Advertisements

Po kështu në dosjen hetimore thuhet se punonjësit e bankës i kanë kërkuar Petruzellës që të pajiset me një prokurë të posaçme të lëshuar nga Zumma dhe në kohën që ai e dorëzoi sërish nuk u bë kalimi I shumës. Për të gjitha këto ai komunikoi me Rezart Taçin duke i shprehur shqetësimin se diçka nuk shkonte. Ka qenë Taçi që informoi Petruzellën se shuma e parave është sekuestruar, por do të zgjidhet. Taçi është shpallur në kërkim dhe autoritetet italiane kanë kryer kontrolle në Romë dhe Milano për kapjen e tij, por nuk kanë mundur ende ta prangosin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEnde i pashlyer dënimi me Poloninë, ja si do të luhet sonte Shqipëri-Andorra
Artikulli tjetër“Si u larguan vrasësit e Mihasit dhe Dumanit?”/ Gazetarët hedhin pikëpyetjet e forta: “Kush i la jeshilë semaforët?”