Ka dalë në rezultatet përfundimtare ekspertiza paraprake që i është bërë Klodian Çalamanit në paraburgimin e Vlorës.
Advertisements
Sipas ekspertizës Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8 vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Çalamani ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8 vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.
Advertisements
“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit. Kujtojmë që ditën e djeshme gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!