Vdekja e 4 rusëve në hotel merr kthesën e madhe/ Nuk kanë humbur jetën nga mbidoza, ja çfarë dyshohet

Dy mjekë të mjekësisë ligjore të vendit tonë dhe një mjek ligjor rus kanë marrë pjesë në ekspertizën e 4 rusëve që u gjetën të pajetë mbrëmjen e së premtes në hotel “Gloria”.

Advertisements

Burime të sigurta nga Instituti i mjekësisë ligjore bëjnë me dije për “fax News”, se procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Instituti i mjekësisë ligjore nuk ka një përgjigje për shkakun e vdekjes, por ajo çka Fax News ka mësuar është që mjekët nuk kanë konstatuar as shenja dh une.

Gjithashtu sipas të dhënave paraprake viktimat nuk kanë shenja të përdorimit të lëndëve nark otike duke e përjashtuar mundësinë se rusët humbën jetën si pasojë e overdozës. Pas regjistrimit të kësaj ccështje për “vr asje”, edhe pse katër rusët humbën jetën në mënyrë të mistershme, pista më e mundshme është ajo e një vrasje pa gjurmë. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 3 shtetas të tjerë rus dhe një ukrainase, që ishin pjesë e guidës së turistëve.

Advertisements

Ndërkohë, autoritetet i kanë kërkuar informacion dhe po bashkëpunojnë me homologët rus, për të mësuar më shumë mbi vi ktimat, aktivitetin e profesiinin e tyre, vecanërisht për dy burrat, ku autoritetet tregohen mjaft të rezervuar për këto të dhëna. Procedimi është regjistruar pa ndonjë emër konkret, ndërsa tani pritet përgjigja e ekspertizës finale mjekoligjore dhe analizave të tjera për të përcaktuar shkakun e vd ekjes. Hetimet do të kryhen për vrasje, por deri tani nuk ka asnjë emër konkret. Burime nga prokuroria, sqaruan për Fax News sqaruan se deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa për shkak të veprës së regjistruar do të lejojë hetuesit të zhvillojnë veprime më të thelluara hetimore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sheiku im”/ Antonela Berisha me pushime në Dubai, zbulohet personi që po e shoqëron (FOTO)
Artikulli tjetër“Big Brother VIP”/ Nuk ndalin rrengjet për Arditin, ja çfarë i bën Iliri