U gjet e pajetë në shkëmbinjtë pranë Petroliferës në Vlorë, identifikohet gruaja (EMRI+FOTO)

foto ilustruese

Advertisements

Është identifikuar vi ktima që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që u gjet e pajetë është identifikuar si Nadire Nelaj, 72-vjeç, e cila ishte larguar rreth 5 ditë më parë nga banesa e saj.

Nelaj, kishte dalë nga banesa e saj në qytetin bregdetar rreth orës 07:30 të mëngjesit të 8 tetorit dhe që prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e moshuara 3 muajt e fundit kurohej nga ankthi.

Advertisements

Nuk dihet ende nëse Nelaj është mbytur në det dhe trupi i saj është nxjerrë nga uji, apo i ka dhënë fund jetës pranë shkëmbinjve.

Trupi i saj u pikas nga peshkatarët, të cilët më pas bënë të mundur dhe njoftimin e policisë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Kanë qenë familjarët e gruas së moshuar ata që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të saj në morgun e qytetit të Vlorës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak25-vjeçari ndërron jetë dy javë pas transplantit të zemrës, përlotin familjarët: Kishte pritur me padurim 3 vite për ndërhyrjen
Artikulli tjetërBùllizuan vajzën e vogël dhe videoja u bë virale, vjen reagimi nga Erjona Rusio (VIDEO)