Trafikonte të miturit, policia arreston 33-vjeçaren në Tiranë

10 qytetarë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Advertisements

Mes tyre është një 33-vjeçare e akuzuar për trafikim të miturish. Për S.K rëndon vepra penale “Trafikim i të miturve” pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i vuri masën “Arrest me burg”.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve””, sipas policisë.

Advertisements

Tiranë

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale T. B, 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shaiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
T. D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;

S. J, 49 vjeç, pasi në menyrë të përseritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
E. L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakYlli Aga e heq “kollaren” në rastin e golit, shihni emocionet e ‘çmendura’ që dhurohen në komentimin e Armando Brojës (VIDEO)
Artikulli tjetërNëna mohoi abuzimin/ E lidhte të bijën e mitur në pemë dhe e përdhu*onte, Gjykata merr vendimi për 51-vjeçarin “monstër” (EMRI)