Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe reagon ashpër ndaj Kurtit: Ka tejkaluar masën dhe jemi në prag të…

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, i përgjigjet homologut Albin Kurti për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës. Ajo i bën thirrje NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë dhe të “frenojnë Albin Kurtin.

Advertisements

“U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta frenojnë Albin Kurti. Situata është më shumë sesa dramatike dhe ky është momenti që duhet një reagim për të ndalur policinë e çmendur. Kjo sjellje ka tejkaluar të gjitha masat dhe na sjell në prag të kaosit”, ka thënë Brnabiç.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka zhvilluar një aksion në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Veriut. Këtë e ka konfirmuar dhe kryeministri Kurti. Ai ak kërkuar që qytetarët të mos provokohen nga mediat serbe, që “mbrojnë krimin”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mirë që nuk isha në Tiranë, do t’ju bombardoja me çekiç”/ Provokon sportistia polake
Artikulli tjetër“Vjen si pilaf, flet kot”, plas sherri mes Monika Lubonjës dhe Ardit Çunit në “Big Brother”