Sherri tek “Çajupi”/ Merret vendimi për drejtoreshën e gjimnazit: Kishte dijeni për mosmarrëveshjet e mësueseve

Pas ngjarjes së ndodhur tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi” ku familjarët e dy mësueseve u konfliktuan e nuk munguan edhe të shtënat e armëve, drejtoresha e këtij institucioni arsimor Vojsava Kumbulla është shkarkuar.

Advertisements

Kjo edhe pas ankesave të vazhdueshme të mësuesve të tjerë si dhe pasi drejtoresha e Çajupit ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet me mësuesen e gjuhës shqipe dhe mësuesen e historisë, por ngjarja e pazakontë e ndodhur pranë shkollës gjatë orarit mësimor solli këtë reagim të Ministrisë së Arsimit.

Top Channel mëson se konflikti ka nisur me mësueset për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës është paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja nuk është parandaluar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi? Bruno i kërkon falje Bashkimit dhe përqafon Mikelën, Alvisa bën zbulimin e papritur…
Artikulli tjetërHoroskopi nga Paolo Fox për ditën e nesërme, 19 tetor 2021