Provës së javës në “Big Brother VIP” iu ‘nënshtrua’ edhe balerini Ilir Shaqiri, i cili rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.
Advertisements
Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
Advertisements
Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrë dhënien e tyre.
Fryt i dashurisë së tyre disa-vjeçare është Emily e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.
Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe nuk ngurron asnjëherë që ta shprehë talentin e së bijës në këtë fushë.
Më herët, Ilir Shaqiri ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe ata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm si atë e bijë, por edhe si shokë të ngushtë që ndajnë bashkë çdo sekret.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!