Rënie gurësh në disa vende për shkak të motit të keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për shoferët

Përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Advertisements

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugës.

Gjithashtu ARRSH apelon që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Advertisements

Njoftimi:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Sherr me armë zjarri të shkolla “Çajupi” në Tiranë, 4 të plagosur (PAMJE)
Artikulli tjetërArmë dhe ulërima/ Detaje tronditëse nga ngjarja që ndodhi në Tiranë, mes të lënduarve dhe Gazetari