‘Rapunzel-i i botës reale’ me flokë 1.5 metër të gjatë, ja nga është me origjinë (FOTOT)

Daria është një vajzë nga Siberia, e cila më parë ishte shumë e zakonshme, derisa nisi të rrisë flokët që tashmë kanë arritur gjatësi të pazakontë.

Advertisements

Ajo njihet tani si “Rapunzel-i rus”, duke iu referuar përrallës së vajzës që lëshonte flokët e saj të pamasë nga dritarja e kështjellës.

Megjithse flokët e saj janë tashmë 1.5 metër të gjatë, Daria thote se kur ishte adoleshente preferonte flokët e shkurtër.

Advertisements

Por në një debat xhelozie një shoqe e sfidoi atë se nuk do të mund të rriste kurrë flokët e saj. Prandaj Daria vuri bast me shoqen e saj dhe tani disa vjet më vonë ja ku është, e kthyer në rapunzelin rus, me flokë aq të gjatë sa që për t’u kujdesur per to duhet ta ndihmoe bija e saj.

Gruaja ka fituar shumë popullaritet në rrjet me mijëra ndjekës të peripecive të saj “të leshta”, dhe stileve me të cilat modelon flokët.

Daria thotë se i duhen dhjetë minuta për të krehur flokët e saj dhe se një pako shampo i zgjat vetëm pak më shumë se një muaj.

Por ajo thotë se do të vazhdojë aventurën derisa flokët t’i arrijnë te gishtat e këmbës, edhe pse duket ende larg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, drejtuesi mjetit me urgjencë në spital
Artikulli tjetërE fundit/ Uefa dënon Kombëtaren e Anglisë, ‘3 Luanët’ do të luajnë një ndeshje pa tifozë