Pas zjarreve të furishëm, Athina përfshihet nga moti i keq! Me dhjetra shtëpi të përmbytyra (VIDEO)

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona në Greqi. Banorët e Evisë qendrore kanë kaluar një natë në makth, pak muaj pas ankthit të shkaktuar nga zjarret e shumta që goditën këtë zonë.

Advertisements

Shira të dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe disa banesa janë dëmtuar. Rrugët janë nën ujë ndërsa me dhjetëra banesa janë përmbytur. Sipas drejtuesve lokalë dëmet janë të pallogaritshme.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Mantoudi, Dimitris Skopelitis , katër banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Advertisements

Banorët e Achladi dhe Agia Anna janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë , ku lumenjtë dhe përrenjtë kanë vërshuar, duke përmbytur zona të mëdha. Prej orëve të para të mëngjesit, makinat e ndërtimit po përpiqen të pastrojnë vendin në mënyrë që automjetet të kalojnë me banorët që duan të dalin nga zona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, makina rrotullohet dy herë dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Artikulli tjetërKriza zhyt vendin në errësirë, i gjithë shteti mbetet pa energji elektrike