Pas Beratit, e ka radhën Elbasani. Skena nga filmi turk, fuoristrada i bën “pritë” Policisë, kërcet breshëria (video)

Elbasani është kthyer ditët e fundit në shesh-xhirim për realizimin e një filmi të huaj. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për vënien në dispozicion të tyre të disa mkainave.

Advertisements

Gjatë kësaj jave edhe në Berat janë realizuar disa skena për një film turk, ku aktorët dhe regjisorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare. Qytetarët janë trembur fillimisht nga skenat aksion me makina policie, por më pas gjithçka është kuptuar dhe i kanë ndjekur me interes.

Nuk dihet nëse dhe skenat që po regjistrohen në Elbasan kanë të bëjnë me të njëjtin film, apo bëhet fjalë për ndonjë tjetër. Veç kastit që ndjek nga afër regjistrimet, edhe banorët kanë dalë dhe filmojnë me celularë skenat aksion.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë/ Dy vëllezër në Lezhë tentojnë të vrasin vjehrrin e motrës
Artikulli tjetërVijon moti i keq në Greqi, rritet niveli i ujit në liqene