Protestë e dhunshme është zhvilluar sërish sot në Itali. Protestat në Itali kanë nisur pas vendimit të qeverisë italiane që çdo punonjës i sektorit publik dhe privat do të duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit.

Advertisements

Mijëra protestues mbushën rrugët e qyteteve kryesore në Itali për të shprehur revoltën e tyre ndaj këtyre kufizimeve. Demonstruesit pretendojnë se me këtë vendim qeveria shkel të drejtat themelore të njeriut.

Me thirrjen “poshtë fashizmi” dhe me pankarta në duar ku shkruhej: “jo pasaportës së gjelbër” demonstruesit marshuan në qendër të kryeqytetit italian.

Tubime të mëdha u zhvilluan edhe në Milano dhe Firence. Italia u be vendi i parë në botë që zbatoi “pasaportën e gjelbër” për çdo kategori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP