Njihuni me horoskopin javor nga Paolo Fox për datat 18 deri në 24 Tetor 2021

Horoskopi javor nga Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 18 deri në 24 Tetor 2021 Të nderuar lexues. Këtu është takimi më i shumëpritur i javës, horoskopi javor i Paolo Fox, astrologut më të dashur në Itali, i cili do të zbulojë atë që parashikojnë yjet në ditët në vijim. Pra, le të shohim se çfarë na pret në sajë të parashikimeve të shenjave që tiranaweb.al jua sjell më poshtë. Dashi, Bricjapi dhe Peshqit duken shenjat me javë më të sikletshme, thuajse gjithë të tjerat duket të kenë një javë me 5 yje.

Advertisements

Dashi Tre yje për Dashin. Do të ndjeheni shumë të apasionuar këtë javë, jeni magjepsur sidomos nga gjithçka që ndodh në minutën e fundit. diheni sikur një person e keni lënë vetë të ikë, por ka shumë mundësi që të ktheheni tek dikush me të cilin keni debatuar në të kaluarën, i cili e di se po e ndërmerrni këtë hap! Në punë, Jupiteri dhe Saturni janë në anën tuaj dhe nuk mungojnë mundësitë e reja për gjëra të mira. Mundohuni të lëvizni më shumë, të jeni të zënë me punë, por kujdes me paratë sepse duhet të investoni vetëm kur ka siguri! Koha për kursim të dyfishtë, jo vetëm në investime, por edhe në shpenzime.

Demi Pesë yje për Demin. Më në fund në dashuri do të jeni në gjendje të kapërceni një siklet, por tani mbetet për të kuptuar nëse ia vlen të vazhdoni lidhjen ku jeni apo ta lini atë të shuhet. Jeni lodhur duke debatuar, por ende vazhdoni. E pra, është më mirë të mos ktheheni në të shkuarën, nuk është mirë për ju. Në punë, qielli premton gjëra të mëdha edhe për ata që kanë bizneset e tyre. Kujdes, megjithatë, disa marrëdhënie duhet të ndryshohen dhe duket sikur ka plot dilema, por ju e dini se si të veproni dhe si të shpëtoni veten nga vështirësitë!

Advertisements

Binjakët Pesë yje për Binjakët. Pak më shumë telashe për shkak të mosmarrëveshjeve në dashuri, sepse personi me të cilin jeni, nuk po jua kthen me të njëjtën mënyrë ndjenjën tuaj dhe dashurinë që u falni. Në disa prej jush, kjo ndoshta vjen nga komunikimi virtual. Mundohuni të mos ushqeni distancën dhe sa të mundni, përpiquni të shiheni dhe përballeni fizikisht. Por mos u shqetësoni: nga fundi i muajit do të ketë një rimëkëmbje të mirë dhe ndoshta do të kënaqeni edhe në marrëdhënie me kohë të pjesshme, pse jo, aventura. Në punë, Jupiteri dhe Saturni janë aktivë dhe nëse po mërziteni tani, kjo po ndodh sepse ju po mendoni për një ndryshim. Mundohuni të promovoni veten dhe kërkoni edhe më shumë nga pikëpamja ekonomike, ju e meritoni atë!

Gaforrja Katër yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri, mjaft me kokën pas, ne nuk duhet të këmbëngulim nëse një histori nuk ka shkuar, kjo sjell vetëm pasiguri. Në këtë periudhë, historitë e reja bazohen shumë në tërheqjen fizike, o burra! Në punë, duhet ta shikojmë të ardhmen me pozitivitet dhe optimizëm: është koha e duhur për t’u përfshirë në ide dhe plane të reja. Idetë janë aty dhe së shpejti mund të nënshkruani një kontratë, lajm i mirë apo jo!

Luani Katër yje për Luanin. Takimet e preferuara do të jenë plot momente të këndshme, edhe nëse preferoni histori pa bashkëjetesë por takime më së shumti spontane. Saturni është në dizavantazh me shenjën tuaj dhe po ju bën të kuptoni se duhet të shmangni marrëdhëniet mbytëse, ato që kufizojnë lirinë tuaj, ndaj shihni e bëni. Nëse keni qenë beqarë për ca kohë, thjesht mos mendoni më për të kaluarën, sepse mund të tërhiqeni nga melankolia. Në punë, keni ndryshuar jetën muajt e fundit, jo fort për mirë, por kjo është një periudhë e re, më premtuese. Dikush, ndoshta, tashmë ka marrë një lajm të mirë, ca të tjerë e kanë rrugës…

Virgjëresha Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Në dashuri, kini kujdes mos përfshiheni në polemika, është më mirë ta mbani situatën nën kontroll, kjo edhe për faktin Venusi është kundër. Po kërkoni një raport dashurie që partnerin/en ta trajtoni dhe ta keni edhe si mik. Për më tepër, jeni të lodhur nga debatet dhe gërricjet. Mundohuni të mbani mendimet negative sa më larg jush. Në punë, si zakonisht po kërkoni siguri ndaj dhe gjithmonë bëni të njëjtat gjëra, gjë që tashmë ju mërzit. Përpiquni më shumë, përpiquni të gjeni diçka ndryshe. Fuqia e ndryshimit është e paparë!

Peshorja Pesë yje për shenjën e Peshores. Lajm i mirë në dashuri, Venusi është në një pozicion të bukur dhe së shpejti do t’ju sjellë emocione të veçanta. Ju dëshironi ta lini veten të ikë pas rastësisë, por nuk mund t’i duroni ata që ju vënë kushte. Kujdes, përpiquni të mos shoqëroheni me njerëz të zënë, më mirë të jeni të qartë me atë që kërkoni dhe thjesht single. Në punë, keni shumë ide brilante dhe tani është koha e duhur për të dalë me një projekt. Intuita juaj është shumë e vlefshme, ndaj merrni parasysh dhe përdorni, si gjithmonë, inteligjencën, për të vendosi mbi zgjedhjet që bëni!

Akrepi Katër yje për shenjën e Akrepit. Historitë e sapolindura po ecin përpara. Çdo gjë duket të jetë mirë. Për fat të mirë, po shihni gotën gjysmë të mbushur dhe keni hequr të gjitha mendimet negative nga ju: jeni shumë më optimistë dhe energjikë, e pra, çfarë më shumë mund të kërkoni? Në punë, keni hequr dorë nga disa përgjegjësi që keni pasur në të kaluarën për të mos u futur në telashe në të ardhmen. Tani jeni të lodhur, ose ndjeheni të tillë, doni të ndaleni dhe të reflektoni, por është më mirë të mos humbni kohë sepse po afrohen mundësi të mira për t’u kapur!

Shigjetari Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Venusi është në anën tuaj dhe dashuria do të kthehet si protagoniste në jetën tuaj. Edhe beqarët tani mund të kënaqen me emocione të bukura, gjithnjë e më tepër intensive, por është më mirë të kërkoni dikë që mund t’ju përkushtohet, dikë që pranon ndjenjat tuaja dhe jua kthen ato. Në punë, java është interesante për ata që kanë ide brilante për t’u vënë në jetë. Kushtojini vëmendje, megjithatë, llogarisë bankare. Ditët e kësaj jave duket se do të jenë pozitive, por ka disa mosmarrëveshje për t’u zgjidhur. Ti e di sie ç’duhet të bësh dhe si t’ia dalësh!

Bricjapi Tre yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Venusi po i afrohet shenjës tuaj dhe atmosfera po bëhet gjithnjë e më intriguese: Nëntori dhe Dhjetori do të jenë dy muaj deçizivë për dashurinë. Keni jetuar histori të trazuara, por tani duhet të ndryshoni, të shikoni të ardhmen me optimizëm. Mos hiqni dorë nga diçka e mirë vetëm e vetëm sepse keni frikë të mos sëmureni përsëri nga varësia dashurore. Në punë, mund të bëhen projekte të reja, por java që po nis nuk është më e mira. Jeni të lodhur dhe as xhepi e as llogaria bankare nuk ju bëjnë hiç të lumtur!

Ujori Pesë yje për Ujorin. Lajm i mirë në dashuri, në sy të disave po bëheni gjithnjë e më simpatikë. Tashmë keni mundësinë të rikuperoni një histori që ju bëri të vuani ose, ndoshta, mund të takoni një person deri vonë, njeri të veçantë për ju. Njerëzit që janë pranë jush ju duan, lëreni veten të përfshihet në këto emocione të bukura. Në punë, Saturni e ka Ujorin në shënjestër dhe do t’ju ​​ndihmojë të rriteni profesionalisht. Mundohuni të ndryshoni, ndonjëherë, për t’u përmirësuar duhet të bëni atë që fillimisht konsiderohet e padobishme! A nuk është ky sekreti?

Peshqit Tre yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Nuk është e lehtë të flasësh për dashurinë, ka qenë një moment pak i emocionuar në gusht dhe nëse tani një person nuk është më pjesë e jetës tënde është e kotë të përpiqesh të shërohesh. Venusi po sillet pak si çuditshëm, mbase nuk doni të ktheheni në lojë, më mirë lëreni pak pezull këtë histori dhe të kalojë pak kohë! Në punë, gjithçka duket se është ndalur, por kjo është vetëm një anë e medaljes: jeni duke pritur për një telefonatë, por muajt që premtojnë për mirë janë ato që shkojnë nga janari në shkurt 2022. Vetëm pak më shumë durim dhe gjithçka do të përmirësohet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU përfolën për një lidhje dashurie, Bora dhe Atdheu marrin vendimin e papritur
Artikulli tjetërPritet tjetër rritje çmimi për bukën, paralajmërohet shtrenjtim i miellit